Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti për menaxhimin e pandemisë prej kur ata janë në krye të shtetit.
Ai ne Edicionin Special të Klan Kosovës ka theksuar se Ministria e Shëndetësisë bashkë me Qeverinë nuk kanë ditur ta kontrollojnë situatën me koronavirusin në vend.
“Këta nuk ia kanë pasë idenë se si menaxhohet një pandemi, ata patën vetëm një koncept atë të mbylljes së vendit në fillimet e infeksionit. Në momentin kur është krijuar mundësia për hapje ne kemi ardhur në Qeveri, e kemi përdorur politikën e hapjes së kontrolluar dhe kështu e kemi menaxhuar situatën me shumë vështirësi”.
Deputeti ka theksuar se sa ishte në krye të ministrisë ka punuar në përmirësimin e situatës së shëndetësisë dhe se kur Arben Vitia e mori drejtimin e këtij dikasteri e ka gjetur gjendjen më mirë se sa në fillimet kur Zemaj u bë ministër.
“I kanë pasë të gatshme të gjitha, është dashtë vetëm të jenë përgjegjës, të mos krijojnë pasqyrën dhe komoditetin dhe të mos i bëjnë qytetarët të ndjehen të lirë. Gjendja e pasqyruar në kohën kur virusi është prezent i ka vënë qytetarët para asaj si të ishte kohë luftë, “Mbajë duart lirë armiku atje i ka armët çka të pret, të pret vdekja. Këta kështu vepruan me situatën”.
Ai tutje ka shtuar se Qeveria dhe Ministria duhet të veprojnë sa më shpejtë.
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë