Google ADS

Pse gjyshet i japin më shumë dashuri nipave dhe mbesave, sesa fëmijëve të tyre

23:44 | 25 Gusht 2021
Trina Galanxhi

Sipas një studimi, nipat dhe mbesat që kanë një lidhje të ngushtë emocionale me gjyshet e tyre, kanë më pak gjasa të bien në depresion. Fatmirësisht, gjyshet kanë tendencë të tregojnë shumë dashuri për nipërit dhe mbesat, ndonjëherë më shumë sesa për fëmijët e tyre dhe ka arsye pse ndodh kjo gjë.

Me kalimin e viteve, shumica e njerëzve bëhen më të butë dhe më të ndjeshëm

Zakonisht, gratë bëhen gjyshe, pasi kanë kaluar shumë fitore, zhgënjime dhe shumë zgjedhje të rëndësishme në jetë. Pra, jeta i ka mësuar me shumë sfida, prandaj ato kanë tendencën të bëhen më të buta, më të pjekura dhe janë më të hapura për të ndërtuar një marrëdhënie kuptimplotë me njerëzit e tjerë, duke filluar me nipërit e tyre.

Gjyshet kanë përparësi të ndryshme

Kur bëheni gjyshe përparësitë tuaja ndryshojnë. Fëmijët tuaj janë rritur dhe mbase ata nuk kanë nevojë për ndihmën tuaj. Zakonisht, keni më shumë kohë për të kaluar me nipërit tuaj, pasi jeni më afër pensionit, sesa kur ishit vetëm prind. Tashmë, kohën e lirë e kaloni me nipërit, duke ju mësuar atyre gjëra të reja.

Gjyshet nuk kritikojnë aq sa prindërit

Zakonisht është e lehtë për fëmijët të duan prindërit e tyre, sepse ata jetojnë me ta dhe krijojnë një lidhje të fortë. Sidoqoftë, prindërit ndonjëherë mund të jenë shumë kritikë kur bëhet fjalë për fëmijët e tyre, gjë që mund të bëjë që të dy palët të jenë të irrituara. Ndërkohë që gjyshet zakonisht nuk i kritikojnë nipërit dhe mbesat e tyre për sjellje të keqe, aq sa kanë bërë me fëmijët e tyre. Gjyshërit, madje jam gjithmonë aty, për t’i mbështetur dhe mbrojtur kur prindërit i qortojnë./koha.mk;/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme