Mijëra njerëz që kërkojnë të largohen nga Afganistani, pas marrjes së kontrollit nga talibanët, mbeten në aeroportin e Kabulit.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët kanë caktuar 31 gushtin si afat për të përfunduar evakuimet.
Grupi militant islamik ka marrë kontrollin e Afganistanit më 15 gusht.
Që atëherë, mbi 82,000 njerëz janë nxjerrë nga Afganistani, tha të mërkurën Shtëpia e Bardhë.
Gjenerali i ushtrisë amerikane, Hank Taylor, tha se mbi 10,000 njerëz mbeten në pritje të nisjes, edhe pse “avionët nisen çdo 39 minuta nga aeroporti i Kabulit”.
Ai paralajmëroi se numri i njerëzve që arrijnë në aeroport, në përpjekje për të ikur nga Afganistani, mund të rritet.
Turmat duan të largohen, sepse shumë kanë frikë nga hakmarrja e talibanëve për shkak të punës së tyre me trupat ndërkombëtare gjatë dy dekadave të fundit.
Disa po ashtu druajnë se regjimi taliban mund të vendosë një interpretim të ashpër të ligjit islamik, që shtyp sidomos gratë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka marrë vendim për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani në muajin prill, pas 20 vjetësh prani në këtë vend.
Pas SHBA-së, NATO ka njoftuar se të gjitha trupat ndërkombëtare do të tërhiqen nga Afganistani.
Biden fillimisht ka caktuar 11 shtatorin si afat për tërheqjet e fundit, por më vonë e ka zhvendosur këtë datë më 31 gusht./rel
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...