Sekretari i Shtetit Amerikan, Antony Blinken tha se SHBA-ja është në rrugën e duhur për të përfunduar misionin e saj në Afganistan deri më 31 gusht, por zyrtarët po bëjnë plane për të ofruar mbështetje dhe për të lehtësuar nisjet pas asaj date, gjithashtu.
“Më lejoni të jem kristalisht i qartë për këtë: Nuk ka asnjë afat në punën tonë për të ndihmuar çdo qytetar amerikan që vendos për tu larguar, së bashku me shumë afganë që kanë qëndruar pranë nesh gjatë këtyre shumë viteve dhe duan të largohen dhe nuk kanë qenë në gjendje ta bëjnë këtë. Kjo përpjekje do të vazhdojë çdo ditë pas 31 gushtit”, tha Blinken, raporton cnn.
Ai tha se Talebanët kanë marrë angazhime publike dhe private për të lejuar kalimin e sigurt për amerikanët dhe afganët në rrezik që kërkojnë të largohen nga Afganistani.
“Njerëzit që duan të largohen nga Afganistani pas largimit të ushtrisë amerikane duhet të jenë në gjendje ta bëjnë këtë. Së bashku, ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të parë që pritshmëria është përmbushur”, tha Blinken.
Më shumë se 82 mijë njerëz janë larguar nga Afganistani, tha sekretari amerikan i shtetit. Sekretari i shtetit tha se deri në 1.000 shtetas amerikanë – ndoshta më shumë – mund të ishin akoma në Afganistan dhe administrata po bënte përpjekje shteruese për t’i gjetur ata.
Ndryshe, Talebanët kanë rënë dakord që edhe përtej muajit gusht të lejojnë largimin e afganëve nga vendi, sipas ambasadorit gjerman në Afganistan, megjithëse kishin deklaruar se 31 gushti ishte afati i fundit.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?