Google ADS

Pejë| Parkingu në oborrin e QMF-së vështirëson dërgimin e pacientit në spital

21:32 | 25 Gusht 2021
L G

Një veturë e ambulancës është bllokuar në një Qendër të Mjekësisë Familjare në Pejë.

Burime të arbresh.info brenda QMF-së bëjnë të ditur se ajo është thirrur për të dërguar një pacient në Spitalin Rajonal të Pejës shkaku i gjendjes së rënduar.

Në një video të dërguar në adresë të portalit arbresh.info shihet ambulanca e bllokuar.

Sipas burimeve, deri tek kjo ka ardhur shkaku i hapjes së një parkingu me pagesë në oborrin e QMF-së./arbresh.info/

Të ngjashme