Ndodhem në mes të sheshit Skënderbej në Tiranë dhe mund të jem ndër të vetmet shqiptare që kaloj këtu pasi jam e rrethuar nga turistë, kryesisht nga lindja e mesme.
“Më thonë që je nga Afganistani ,por jo ngatërrohen unë jam nga India. Dje në mbrëmje mbërrita në Tiranë, do të qëndrojmë vetëm 3 ditë këtu pasi nuk kishte fluturim direkt nga India për në Kanada ku do të shkojmë për studime”.
“Duket vend i bukur, por nuk kemi shumë kohë për ta vizituar sepse vetëm dy netë jemi këtu”.
“Shqipëria është vend fantastik si dhe jo i kushtueshëm. Këtu nuk mbajnë maskën e duket sikur ska covid, po shijojmë jetën si dikur para virusit. Erdhëm nga Dubai në tiranë për të dytën herë, po kënaqemi”.
“Në gjeografinë e shteteve nga ne presim turistë janë shtuar edhe vendet e lindjes së mesme si Egjipti, Pakistani, India, Emiratet e Bashkuara. Futja e linjave ajrore direkte, por edhe heqja e regjimit të vizave bëri një shpërthim në një farë mënyre të këtij grupi që po vijnë për herë të parë kaq shumë turistë”.
Kryetari i shoqatës së operatorëve turistikë tregon për top channel se kohëzgjatja e pushimeve të tyre shkon maksimalisht nga 5 deri në 7 ditë, megjithatë ka pasur edhe raste ku Shqipëria ka shërbyer për këta shtetas si trampolinë për të shkuar në Europë.
Sërish turistët janë potencial i rëndësishëm për ekonominë shqiptare dhe ndaj sipas Rexhep Kasmit duhet që institucionet shtetërore të hartojnë strategji për të krijuar vazhdimësi të këtij turizmi./tch
Pacolli publikon video të ministrit Peci duke injoruar një l...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...