Rreth 2.000 shtetas afganë pritet të vijnë në Kosovë. Kështu bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Xhelal Sveçla.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Sveçla tha për ardhjen e afganëve, institucionet e Kosovës po koordinohen rregullisht me aleatët amerikanë në Afganistan, NATO e në Kosovë.
Sveçla tha po ashtu se qëndrimi i personave që do të vijnë nga Afganistani nuk do të jetë i gjatë dhe siç u shpreh ai, Kosova mund t’iu ofrojë atyre mbrojtje të përkohshme në kohëzgjatje prej një viti.
Radio Evropa e Lirë: Zoti Sveçla, në Kosovë pritet që të vijnë një numër i shtetasve nga Afganistani. A dihet se sa persona do të strehohen në Kosovë?
Xhelal Sveçla: Ne jemi duke biseduar me partnerët tanë për të parë nevojat e afganëve për strehim dhe pastaj për të kalkuluar edhe potencialin apo mundësitë e shtetit të Kosovës për t’i strehuar ata.
Numri për të cilin po flasim, dhe gjithmonë po flasim për strehim të përkohshëm, është diku rreth 2.000.
Radio Evropa e Lirë: A dihet se kur përafërsisht do të vijnë ata në Kosovë?
Xhelal Sveçla: Është çështje e organizimit e të gjithë këtij procesi të evakuimit të shtetasve afganë nga aeroporti i Kabulit për te vendet treta dhe pastaj te ne në Republikën e Kosovës. Është çështje organizative, është një aktivitet jashtëzakonisht i madh logjistik i ushtrisë amerikane, por edhe gjithë aleatëve të tjerë të NATO-s, dhe prandaj nuk kemi një orë, ditë, datë të përcaktuar saktë.
Ne jemi në dispozicion, jemi në kontakt të vazhdueshëm, qoftë me zyrtarët këtu, qoftë me zyrtarët e shtetit amerikan në Amerikë dhe në vendngjarje, por edhe me bashkëpunëtorë të tjerë të shteteve të tjera.
Radio Evropa e Lirë: Ministër Sveçla, ku do të vendosen të ardhurit. Është thënë se në Qendrën e Studentëve nuk do të vendosen. Ku atëherë?
Xhelal Sveçla: Janë disa lokacione të cilat janë duke u shqyrtuar. Për një arsye apo tjetër, ne jemi duke bërë vlerësimet e nevojshme bashkë me partnerët tanë dhe në momentin e parë kur do të vendoset, do të njoftohet publiku.
Radio Evropa e Lirë: A dihet se për çfarë periudhe kohore ata do të qëndrojnë në Kosovë?
Xhelal Sveçla: Ne na është thënë se ky proces nuk do zgjasë në kohë. Megjithatë, sipas ligjit, mbrojtje të përkohshme ne mund të ofrojmë deri në një vit.
Xhelal Sveçla: Po flasim për të gjithë si numër. Do të vijnë të gjithë ata, të cilët, sipas vlerësimit të aleatëve tanë, janë eksponentë të rrezikuar së bashku familjet e tyre, do të gjejnë strehim edhe në Kosovë si në shumë shtete gjithandej globit.
Radio Evropa e Lirë: Personat që do të vijnë në Kosovë a do t’iu nënshtrohen ndonjë procesi të verifikimit?
Xhelal Sveçla: Patjetër që ata do t’iu nënshtrohen procesit të verifikimit. Janë disa shkallë të verifikimit nëpër të cilat ata do të kalojnë, qoftë nga bashkëpunëtorët tanë, aleatët tanë, qoftë edhe nga shteti i Kosovës. Absolutisht që po, edhe Kosova do të bëjë një verifikim.
I bie profili i metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizren
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...