Krasniqi: Kosova në mesin e 5 vendeve me rrezikshmërinë më të lartë për të udhëtuar

15:58 | 25 Gusht 2021
V. S.

Analisti Albert Krasniqi ka thënë se Kosova është vendi i dytë në botë për më së shumti raste të reja me COVID-19 në 100 mijë banorë.

Po ashtu, ai ka shkruar se vendi është në mesin e 5 vendve me rrezikshmërinë më të lartë për të udhëtuar.

Shkrimi i plotë:

Për vetëm një javë, janë regjistruar 13,956 raste të reja me COVID-19, prej të cilëve 75 persona kanë humbur jetën.

Kosova është vendi i dytë në botë për më së shumti raste të reja në 100 mijë banorë, dhe është në mesin e 5 vendeve me rrezikshmërinë më të lartë për të udhëtuar.

Krejt këtu erdhëm nga dështimi i Qeverisë për të menaxhuar me pandeminë. Asnjë masë! U soll thuajse nuk ka pandemi. Një dyqan tregtar, Zara, u soll më me përgjegjësi ndaj klientëve të vet duke kërkuar vendosjen e masave, sesa Qeveria ndaj qytetarëve të saj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme