Kryeministri Edi Rama do të shpallë javën e ardhshme qeverinë e re pas fitores së mandatit të tretë në zgjedhjet e 25 prillit.
Në mbledhjen e fundit me ministrat e kabinetit, shefi i qeverisë shqiptare paralajmëroi se një pjesë e tyre nuk do të ulen më në atë tryezë.
“Qeveria e re do të shpallet javën e ardhshme dhe ju natyrisht do të vijoni të gjithë punën deri në minutën e kalimit të detyrës pa lënë asnjë ditë të shkojë kot. Fatmirësisht kemi një skuadër kampione ku ka shumë zgjedhje për çdo rol dhe kampionati katërvjeçar që ka nisur të nesërmen e zgjedhjeve të fundit kërkon jo vetëm një formacion të mirë qeverisës, një kryesi grupi parlamentar apo një kryesi efektive të vetë partisë, por edhe një stol rezervash të gjatë për të pasur në vijimësi mundësi energjizimi të skuadrës”, tha Rama.
Ai ka shtuar se mandatin e dytë u mbylli me realizimin të gjitha kushteve për çeljen e neociatave me BE-në dhe hapjen e një kapitulli të ri në politikën rajonale.
Rama prezantoi disa objektiva për Shqipërinë e vitit 2030 mes tyre kthimi i trendit negativ të largimeve në raport me kthimet në atdhe.
Ndërsa, u shpreh i bindur se mandati i tretë do të jetë një faqe e re e bashkëpunimit me Kosovën, pavarësisht mosdakordësive për “Ballkanin e Hapur”. /oranews/
Hoti: Serbia po tenton ta bëjë një aneks të deklaratës për t...
Mevlan Shaba flet pas daljes nga Big Brother: Çdo gjë është ...
Kurti: Unë nuk mund të imponoj Asociacion të komunave në Rep...
“Ti më jep forcë, e megjithatë je dobësia ime”, ...
Dardanët e nisin ndeshjen me gol, shënon Muharrem Jashari
Zarf gri dhe eleminim, sonte pritet një ‘prime’ i zjarrtë në...