Aktori i njohur shqiptar, Çun Lajçi, ka reaguar për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani.
Lajçi ka shkruar disa vargje tejet prekëse për vdekjen e saj të trishtë, shkruan portali arbresh.info
Shkrimi i tij i plotë:
Nanë, a duhet heshtë
(Marigonë O)
M’lindët nga palcë kurrizi e m’puthët
m’treguet për jetën diçka edhe për turpin
m’dhatë kamë por jo dorën kur u rreëzova
s’me mbrojtët nga dhunë e përdhunë
Je femën thashë nuse e re duro
fjalën ndrydhe si dhimbjen n’zemër
Baba m’kallxoi ç’asht nderi nana ç’asht turpi
por s’treguen ç’asht dashnia
dhash shpirt para nji burri gjysëm burri
që s’diti ç’asht grueja
Nanë
Gjithçka më mësove
por si të mbrohem nga nji burrë i pa burr
kurrë s’më kallxove
Gusht, 2021 /arbresh.info/
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...