Lëndohet Ronaldo, largohet nga stërvitja para kohe

12:12 | 25 Gusht 2021
KRG

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo është larguar më herët nga stërvitja me klubin e tij, Juventus përshkak të një lëndimi në krah.

“Zonja e Vjetër” ka zhvilluar stërvitjet para tifozëve në qendrën Continassa  sot në mëngjes.

Portugezi ishte pjesë e stërvitjeve pir u largua më herët sesa të tjerët për shkak të një lëndimi në krahun e djathtë.

Sipas gazetarit, Romeo Agresti i cili ka shpërndarë videon  ku shihet Ronaldo duke u larguar nga stërvitja, në mbishkrim shkruan  ai ka pësuar një goditje në krahun e djathtë. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme