Google ADS

L’Equipe: PSG planifikon të pranojë 200 milionë euro për Mbappe

10:36 | 25 Gusht 2021
KRG

Lajmet se Real Madrid ka ofruar 160 milionë euro për Kylian Mbappe kanë shkaktuar ‘tërmet’ në Francë.

Gazeta prestigjioze L’Equipe në ballinë ka shkruar lajmin e madh me titullin “Reali në sulm”, duke iu referuar presidentit Florentino Perez që e do me çdo kusht francezin.

Sidoqoftë, gazeta franceze raporton se PSG ka refuzuar ofertën e parë, ngase kërkojnë më shumë.

Sipas raportit, PSG do ta pranonte ofertën e Realit vetëm nëse arrin në shifrën prej 200 milionë euro edhe pse ka njerëz në klub që besojnë se klubi spanjoll mund të thyejë rekordin botëror, atë të Neymar, në vlerë 220 milionë euro.

Qëndrimi i Al-Khelaifit mbetet i njëjtë: Ta mbajmë Mbappe, kurse dëshira e lojtarit është t’i bashkohet gjigantit spanjoll.

PSG vazhdon të besojë se mund ta bindin Mbappe të rinovojë kontratën pranë dyshes Neymar dhe Messi.

Sidoqoftë, koha për Al-Khelaifin është duke mbaruar dhe vendimi i lojtarit është i qartë.

Mbappe shpreson që dy klubet të gjejnë marrëveshje këtë verë, kurse nuk do ta detyrojë largimin sepse nuk dëshiron të largohet në mënyrë të keqe nga “Parku i Princave”.

Edhe pse dëshira mbetet fanella e Realit, Mbappe është i lumtur në Paris dhe në pritje të ngjarjeve të fundit./Lajmi.net/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme