Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informon se procesi i vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në teren.
Nga MSH informojnë se janë aplikuar gjithsej 1.193.218 doza të vaksinës, ndërsa 507.443 qytetarë janë rivaksinuar.
“Dje janë vaksinuar gjithsej 14.554 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 10.688 qytetarë. 70% e popullsisë mbi 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. 68% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. 65% e popullsisë mbi moshën 60 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës”.
“56% e popullsisë mbi 50 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. Vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe janë mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë. Vetëm vaksinimi i plotë parandalon formën e rëndë të sëmundjes dhe zvogëlon mundësinë për infektim dhe vdekshmërinë shkaktuar nga sëmundja”, thonë nga MSH.
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...