Aksident në Strellc të Deçanit, rrokulliset një kamion

09:09 | 25 Gusht 2021
V. S.

Nga një aksident i ndodhur në Strellc të Deçanit, ka mbetur i lënduar një person.

Për Arbresh.info, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bëre të ditur se ky është një vetëaksident derisa ka treguar se ka edhe dëme materiale.

“ Një kamion në Strellc të komunës së Deçanit, kemi informacione për vetëaksident dëme materiale dhe  ka pësua lëndime vozitësi i cili është duke u trajtua në spitalin rajonal. Ne vendin e ngjarjes është ekipi policor”, ka thënë Gashi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme