Google ADS

Talebanët u japin urdhër grave: Rrini në shtëpi!

00:14 | 25 Gusht 2021
Trina Galanxhi

Gratë e punësuara në Afganistan duhet të qëndrojnë në shtëpi derisa të sigurohet siguria e tyre, tha para gazetarëve zëdhënësi i talebanëve, Zabidullah Mujahid.

“Kjo është një procedurë e përkoshme” , tha ai, transmeton portal arbresh.info

Ai ka theksuar se “forcat e sigurisë së talebanëve nuk janë të trajnuar se si të sillen dhe të flasin me gratë”.

“Derisa të krijohet një siguri e plotë, ne kërkojmë nga gratë që të qëndrojnë në shtëpi”, shtoi ai.
Talibanët, të cilët zbatuan një version të rreptë të ligjit islamik kur sunduan Afganistanin para vitit 2001, morën kontrollin e plotë të vendit nëntë ditë më parë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme