RENEA kontrolle në lokale të Lezhës

23:27 | 24 Gusht 2021
Trina Galanxhi

Në qarkun Lezhë nga shërbimet e DVP Lezhë dhe Komisariateve në varesi, në mbështetjen e forcave speciale RENEA po ushtrojnë kontrolle në ato ambiente apo lokale ku dyshohet se frekuentohet nga persona në kërkim.

Persona që mbajnë armë zjarri, lëndë narkotike apo që janë autorë veprash penale.

Deri tani janë shoqëruar disa shtetas për verifikim.

Operacioni zhvillohet në 3 qarqe njëkohësisht./albeu/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme