Google ADS

I kthyer dje nga Afganistani, kosovari tregon kohën e kaluar atje nën pushtimin e talebanëve

23:01 | 24 Gusht 2021
Përparim Bublaku

Blerat Ukaj i cili një ditë më parë u kthye nga Afganistani ka rrëfyer kohën e kaluar atje në situatë lufte kur talebanët pushtuan vendin. Ukaj ka treguar se si e ndihmuan institucionet kosovare atë dhe ekipin e tij që vinin nga vende të ndryshme dhe atë se si u sollën amerikanët kur morën vesh se vjen nga Kosova.

Që nga vitit 2015 Blerat Ukaj punoi me projekte të ndryshme në Afganistan në sektorin e administratës tatimore. Pas përfundimit të disa projekteve Ukaj u rikthye edhe një herë në kryeqytetin e Afganistanit me projekt të Bashkimit Europian tash për tatimin mbi vlerën e shtuar, veçse fati i kosovarit ishte të shkonte me punë në Kabul në periudhën kur pushtetin atje e morën talebanët.

Një ditë pas rikthimit në vendlindje Ukaj ka rrëfyer përjetimin e tij në hotelin e rrethuar nga grupe të armatosura.

“Ne mblidheshim dhe tentonim të bënim zgjidhje por siç duket ishim pak të pashpresë për shkak se Bashkimi Europian siç duket për shkak të rrethanave të ndodhen na u shkëput komunikimi dhe ne ishim pa mbështetje nga punëdhënësi ynë dhe ne ishim pa mbështetje. Më ka kontaktuar direkt ministrja Donika Gërvalla dhe zyra e presidentes”, tha Ukaj, për RTK.

Ai tha se gjendja në Afganisatan është shumë më e rëndë sesa që paraqitet në media për shkak të qasjes së kufizuar atje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme