Klubet e Ligës Premier kanë vendosur sot unanimisht që të mos lejojnë futbollistët e tyre t’u bashkohen për ndeshjet me kombëtaren në vendet e “listës së kuqe” për udhëtim, të përpiluar nga qeveria në Angli.
Sipas komunikatës zyrtare të Ligës Premier, klubet nuk kishin dashur të merrnin ketë vendim, por ishin detyruar nga rrethanat.
Rreth 60 lojtarë nga 19 klube të ndryshme duhej të udhëtonin drejt vendeve që gjenden në zonën me kufizimet më të mëdha në listën e Britanisë së Madhe.
Kufizimi përfshinte edhe ata që do të luanin në vende të tjera nga shteti që përfaqësonin, por që gjendeshin në zonën e kuqe.
Premier League clubs have today reluctantly but unanimously decided not to release players for international matches played in red-list countries next month
Full statement: https://t.co/JBl6FuzUNC pic.twitter.com/EJiZaODub1
— Premier League (@premierleague) August 24, 2021
Dy klubet që nisën të parët lëvizjen individualisht me një veprim të tillë ishin Liverpooli e Manchester City, të cilëve më pas iu bashkuan klubet e tjera të Ligës Premier.
Problemi i klubeve angleze është se nëse lojtarët udhëtojnë në vendet e zonës së kuqe, atëherë pas kthimit në Angli do të mungojnë për 10 ditë që duhet të qëndrojnë në karantinë të detyrueshme sipas rregullave e kështu, do të humbnin ndeshje, por edhe formën sportive pasi nuk do të lejoheshin të stërviteshin siç duhej.
Liga Premier ishte munduar të negocionte me qeverinë për masa më të lehta për futbollistët, por nuk kishte përfituar nga përjashtime të mundshme.
Në listë nuk është Kosova, kështu që Milot Rashica i Norwich Cityt mund të bashkohet.
LISTA E KUQE E BRITANISË SË MADHE: Afganistan, Angola, Argjentina, Bangladesh, Bolivia, Botsvana, Brazil, Burundi, Kepi i Gjelbër, Kili, Kolumbia, RD Kongo, Kosta Rika, Kuba, Republika Dominikane, Ekuador, Egjipt, Eritrea, Esvatini, Etiopia, Guajana Franceze, Gjeorgjia, Guajana, Haiti, Indonezia, Kenia, Lesoto, Malaui, Maldive, Majote, Meksika, Mongolia, Mozambiku, Mianmar, Namibia, Nepali, Omani, Pakistani, Panama, Paraguai, Peru, Filipine, Reunion, Ruanda, Sejshell, Sierra Leone, Somalia, Afrika e Jugut, Sri Lanka, Sudan, Surinami, Tanzania, Trinidad Tobago, Tunizia, Turqia, Uganda, Uruguai, Venezuela, Zambia dhe Zimbabve.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?