Valverde vazhdon kontratën me Real Madridin

17:46 | 24 Gusht 2021
KRG

Federico Valverde ka vazhduar kontratën e tij me klubin spanjoll, Real Madrid edhe për 6 vite të tjera.

23-vjeçari kishte kontratë deri në vitin 2025 dhe tani ka vazhduar kontratën  me klubin deri në vitin 2027.

Mesfushori ka bindur klubin me paraqitjet e tij gjatë këtyre viteve, andaj klubi  a vendosur të ofrojë një marrëveshje të re me rritje page.

“Shumë i lumtur që do t’i përkas kësaj familje edhe për gjashtë vite të ardhshme”- ka shkruar lojtari. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme