Sami Lushtaku nuk është certifikuar për të garuar për kryetar të komunës së Skenderajt në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.
Burime të arbresh.info nga institucionet që merren me verifikimin e kandidatëve, por edhe nga PDK, kanë treguar se Lushtaku nuk është certifikuar për shkak të problemeve me ligjin.
Gjykata të hënën i ka vërtetuar dënimin Sami Lushtakut për arratisje nga Spitali përderisa ishte në vuajtje të dënimit.
Nga ana tjetër në PDK nuk ka dalë me ndonjë informacion zyrtarë.
KQZ në një konferencë për medie ka njoftuar se 160 kandidatë përfshirë për kryetar komune dhe asamble nuk janë certifikuar.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në rasitn e Qeverisë Hoti, kishte paraparë se kandidat nuk mund të jetë një person i cili është shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në 3 vitet e fundit.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 14 shkurtit në mesin e atyre që u ishte mohuar kandidimi ishte edhe Albin Kurti./arbresh.info/
KQZ njofton se 160 kandidatë për zgjedhjet lokale nuk janë certifikaur
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...