Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry ka folur lidhur me situatën momentale të sulmuesit së PSG-së, Kylian Mbappe.
Francezi është i lidhur me largimin nga “Parku i Princave” dhe do kalimin te Real Madrid, por PSG deri më tani ka refuzuar çdo negociatë.
Për Amazon, Henry tha se shpreson që Mbappe të mbetet te “Parisienët”.
“Nuk e di çfarë do ndodh me Kylian Mbappe, ne mund gjithmonë të spekulojmë dhe të flasim shumë gjëra”.
“Unë çfarë shoh është që ai është ende aty, duke u stërvitur, duke ecur, duke vrapuar dhe krijuar shanse për bashkëlojtarët”.
“Ka shënuar, e di mirë. Është lojtar që gjithashtu e nderon kontratën, nuk është duke bërë asgjë keq, duke u përgjigjur në fushë, pra të jetë i lumtur”.
“Shpresoj që të qëndrojë të PSG, shpresoj që të jetë mirë dhe të shohim çfarë sjellë e ardhmja sepse është normale është që gjërat të ndryshojnë”, deklaroi ai.
Ndërkohë, kanë mbetur vetëm jashtë ditë derisa të mbyllet afati veror./Lajmi.net/
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...