Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar kontrabandimin e testeve për Covid-19, nga pikë-kalimi kufitar tek Dheu i Bardhë.
Në njoftimin e bërë nga Dogana e Kosovës u tha se gjatë kontrolles është ndaluar vetura e një shtetasi kosovar që po vinte nga Serbia me teste të kontrabanduara.
“Në pikë-kalimin kufitar të Dheu të Bardh oficerët doganor kanë arritur të parandalojnë futjen e mallrave të kontrabanduara. Në pyetjen e zyrtarit doganor se a ka diçka për të deklaruar, vozitësi (shtetas i Republikës së Kosovës) i automjeti që vinte nga Serbia është përgjigjur negativisht. Vetura është selektuar për kontroll detal ku dogana është asistuar edhe nga policia dhe gjatë kontrollit janë gjetur të padeklaruara një sasi e testeve të shpejta për COVID-19”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Prishtinë 24 gusht 2021.- Njësit e Doganës kanë arritur të parandalojnë kontrabandimin e testeve të shpejta për COVID 19.
Sasia e testeve te shpejta është si më poshtë:
1.Nasocheck Comfort SARS-COV-2 Antigen-Schnelltest-gjithsej 446 copë
2.Singclean IVD COVID-19 Test Kit (Colloidal Gold Method)- gjithsej 39 copë
3.LUNGENE COVID-19 Antigen Rapid test- gjithsej 16 KompleteX5 80 copë
4.Vicesars-COV-2 Antigen rapid test-20pce Gjithsej ne copë janë 585 copë.
Mallrat janë konfiskuara si dhe ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedura kundërvajtëse./arbresh.info/
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane Karbohidrate Kartotat dhe Barishtet Jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën