Ministrja Haxhiu takohet të mërkurën me homologun nga Maqedonia e Veriut

16:24 | 24 Gusht 2021
Arbresh.info

Nesër me datë 25 gusht 2021, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pret në takim Ministrin e Drejtësisë të Maqedonisë së Veriut, Bojan Mariçiq, ku pas takimit, në ora 11:00, do të nënshkruajnë marrëveshje në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar,transmeton arbresh.info.

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje do të mbahet konferenca për media.

Këto aktivitete do të zhvillohen në hollin e Ministrisë së Drejtësisë, ish objekti Rilindja./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme