Google ADS

Franca arreston refugjatin afgan nën dyshimin për lidhje me talebanët

13:42 | 24 Gusht 2021
Arditë Shkodra

Zëdhënësi i qeverisë franceze, Gabriel Attal, njoftoi se dje u arrestua njëri nga 5 afganët që u evakuuan nga Afganistani dhe të cilët u morën nën vëzhgim me dyshimin për lidhje me talebanët.

Në Francë një afgan i evakuuar nga Afganistani është arrestuar nën dyshimin se kishte lidhje me talebanët, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i qeverisë franceze, Gabriel Attal, njoftoi se dje u arrestua njëri nga 5 afganët që u evakuuan nga Afganistani dhe të cilët u morën nën vëzhgim me dyshimin për lidhje me talebanët.

Ministri i Brendshëm francez, Gerard Darmanin, në një deklaratë në mediat sociale, tha se 5 afganë u morën nën vëzhgim dhe se kontrollet e sigurisë u përfunduan para se këta persona të mbërrinin në Francë.

Gjithashtu theksohet se personi i arrestuar kishte ndihmuar shumë në evakuimin e ambasadës franceze në Kabul.

Darmanin dje njoftoi se 5 afganët ishin nën vëzhgim nga Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë Kombëtare (DGSI) nën dyshimin për lidhje me talebanët, ndërsa autoritetet kishin njoftuar se ata ishin subjekt i Masës Individuale të Kontrollit dhe Mbikëqyrjes Administrative (MICAS).

Franca njoftoi se kishte evakuuar 600 persona, kryesisht afganë, me 5 aeroplanë nga Kabuli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme