Pentagoni tha të hënën (23 gusht) se do ta bëjë të detyrueshme vaksinën kundër koronavirusit për shërbyesit ushtarakë, tani që vaksina Pfizer/BioNTech ka marrë miratimin e plotë nga Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA).
Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, kujtoi se sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka premtuar qysh në fillim të këtij muaji se do të marrë masa, pasi FDA-ja ta miratojë plotësisht vaksinën.
Kirby tha se udhëzimet janë duke u zhvilluar dhe se afati kohor do të publikohet në ditët në vijim.
Vaksina Pfizer/BioNTech është miratuar për përdorim emergjent qysh në dhjetor, ndërsa të hënën ka marrë miratimin e plotë nga FDA-ja.
Në një memorandum më 9 gusht, Austin ka thënë se do të kërkojë miratimin e presidentit amerikan, Joe Biden, për ta bërë vaksinën të detyrueshme jo më vonë se në mes të shtatorit, ose menjëherë pas licencimit nga FDA-ja.
Pentagoni ka thënë se ushtria ka mjaft vaksina për t’i përmbushur kërkesat.
Sipas Departamentit amerikan të Mbrojtjes, deri më 18 gusht, më shumë se 1 milion anëtarë të shërbimit ushtarak amerikan janë vaksinuar plotësisht.
SHBA-ja ka në përdorim tri vaksina kundër koronavirusit: Pfizer/BioNTech, Moderna dhe Johnson&Johnson.
Kirby tha se vendimi i Pentagonit do të vlejë vetëm për vaksinën Pfizer/BioNTech./rel
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...