Në njësitë rajonale dhe zyrat e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, si dhe përmes aplikimit në ueb-faqen e tyre qytetarët deri më 9 shtator mund t’i kontrollojnë të dhënat e tyre në Listën Zgjedhore dhe të kërkojnë regjistrimin, fshirjen ose plotësimin e tyre. Në dy ditët e para të kontrollit më 21 dhe 22 gusht në njësitë dhe zyrat rajonale të Komisionit kontroll në Listën Zgjedhore kanë bërë 821 qytetarë, ndërsa prej tyre vetëm njëri ka parashtruar kërkesë për regjistrim në Negotinë. Në ndërkohë, dolën edhe raportet e para për parregullsitë në listë.
Afati për mbylljen e Listës Zgjedhore me të gjitha ndryshimet, si nga qytetarët ashtu edhe nga partitë politike është 24 shtatori, përderisa Lista Zgjedhore përfundimisht duhet të nënshkruhet deri më 1 tetor.
Po rritet edhe numri i kandidatëve të cilët kanë grumbulluar nënshkrime për kandidatë për kryetarë komunash ose bartës të listave. Nga 16 gushti filloi edhe grumbullimi i nënshkrimeve për listat e pavarura në departamentet dhe zyrat rajonale të KSHZ-së, ndërsa afati skadon më 30 gusht në orën 24. Departamentet dhe zyrat rajonale të KSHZ-së punojnë çdo ditë prej orës 8 deri në orën 20. Më 27, 28 dhe 29 gusht do të punojnë deri në orën 21, ndërsa më 30 gusht deri në orën 24.
LSDM pritet që sot të kumtojë disa nga kandidatët e saj për kryetarë komunash, siç njoftoi javën e kaluar, kryeministri Zoran Zaev në deklaratë për mediat.
VMRO-DPMNE të premten i publikoi emrat edhe të 19 kandidatëve për kryetarë komunash, ndërsa paralajmëroi edhe bashkëpunim në zgjedhjet lokale me Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën.
Fushata joformale e kandidatëve tashmë të publikuar po vijon. Po bëhen vizata në teren dhe takime me grupe më të vogla të qytetarëve për shkak të Kovid-19. Gjithashtu po shfrytëzohen edhe rrjetet sociale dhe interneti.
Listat e kandidatëve për zgjedhjet lokale duhet të parashtrohen te Komisionet Komunale të Zgjedhjeve më së voni deri më 11 shtator në mesnatë, ndërsa duhet të konfirmohen më së voni deri 18 shtator nga KKZ dhe të jenë shpallur.
Nesër duhet të arrijnë 250 terminalet e para për leximin e gjurmëve të gishtërinjve të cilat do të përdoren në zgjedhjet lokale më 17 tetor. Për herë të parë në zgjedhjet lokale do të lexohen gjurmët e gishtërinjve me terminale.
Fushata zgjedhore për rrethin e parë fillon më 27 shtator në mesnatë dhe përfundon më 15 tetor në mesnatë.
Zgjedhjet, që përsëri do të mbahen me protokolle për mbrojtje nga përhapja e Kovid-19, janë caktuar për më 17 tetor. Rrethi i dytë i zgjedhjeve duhet të mbahet më 30 tetor./tv21/
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes s...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...