E rrëmbejnë dhe e dërgojnë në pyll, viktima pëson lëndime të rënda trupore

09:23 | 24 Gusht 2021
S D

Është raportuar se tre të dyshuar e kanë rrëmbyer një person në punën e tij në lokal, ku më pas e kanë dërguar në pyll dhe i kanë shkaktuar lëndime trupore, shkruan arbresh.info.

Të njëjtit ju është ofruar tretman mjekësor, është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar .

“Gllogoc 23.08.2021–19:30. Viktima mashkull kosovar raporton se derisa ishte duke punuar në lokalin e tij, tre të dyshuar të pa njohur për viktimën e kishim mare me dhunë me veturë dhe e kishin dërguar në pyll dhe e kishin sulmuar duke i shkaktuar lëndime , dhe më pas viktima ka arrit të largohet prej personave të dyshuar. Të njëjtit ju është ofruar tretman mjekësor, është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme