Google ADS

Përmbytjet në Europë u shkaktuan nga dora e njeriut, thonë shkencëtarët

09:15 | 24 Gusht 2021
Trina Galanxhi

Reshjet e mëdha të shiut, që më pas sollën përmbytje vdekjeprurëse në Europë gjatë muajit korrik, janë shkaktuar për shkak të ndryshimeve klimatike, thonë shkencëtarët.

Përmbytjet në Gjermani, Belgjikë dhe pjesë të tjera të Europës vranë të paktën 220 njerëz, ndërsa shumë qytete dhe fshatra kanë pësuar dëme të mëdha materiale, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info

Studiuesit thanë se ngrohja globale do të shkaktojë përmbytje edhe më të mëdha në Europën Perëndimore.

Reshjet e shiut në rajon janë 3-19% më intensive për shkak të ngrohjes së shkaktuar nga njerëzit.

Përmbytjet dramatike dhe vdekjeprurëse që goditën Gjermaninë, Belgjikën dhe gjetkë në mes të korrikut ishin një tronditje për parashikuesit e motit dhe autoritetet lokale.

Ato morrën jetë njerëzish, kafshësh, ndërsa është raportuar se edhe autostradat dhe linjat hekurudhore u shkatërruan nga ujrat.

Për të analizuar ndikimin e ndryshimit të klimës në ngjarje si kjo, studiuesit nga grupi Ëorld Ëeather Attribution u përqëndruan në reshjet e dendura të shiut që i paraprinë përmbytjeve.

Ata e bënë këtë pjesërisht sepse disa nga sistemet e monitorimit hidrologjik, të cilat do t’u kishin dhënë atyre informacion më të saktë në lidhje me përmbytjet, u shkatërruan nga ujërat.

Përderisa shkëncëtarët po gjenin një prirje të rritjes së reshjeve në këto rajone, gjetja e një zgjidhje rreth ndryshimit klimatik është shumë sfiduese, pasi ka ndryshime të mëdha natyrore nga vitit në vit.

Për të parë me të vërtetë ndikimin e rritjes së temperaturave, studiuesve iu desh të zgjeronin analizën e tyre dhe të shikonin një pjesë më të madhe të Europës Perëndimore, duke përfshirë Francën lindore, Gjermaninë perëndimore, Belgjikën lindore, Holandën, Luksemburgun dhe Zvicrën veriore.

Ekipi zbuloi se në këtë rajon, ndryshimet klimatike të nxitura nga njerëzit rrisin intesitetin e shiut nga 3% që binte dikur, në 19%.

Studimet më të shpejta të atribuimit deri më tani janë kryer në ngjarje ekstreme të nxehtësisë, siç janë zjarret e fundit në SHBA dhe Kanada. Puna në ngjarjet ekstreme të reshjeve është më shumë një sfidë.

Studiuesit thonë se në klimën aktuale, për çdo vend të caktuar në Europën Perëndimore, ata do të prisnin që një ngjarje reshjesh si ajo në korrik të ndodhte një herë në 400 vjet./arbresh.info/

Të ngjashme