Doza e tretë e vaksinës Pfizer kundër Covid 19 përmirësoi ndjeshëm mbrojtjen kundër infeksionit koronavirus dhe sëmundjeve serioze shoqëruese te njerëzit mbi 60 vjeç, ka gjetur një studim i publikuar nga Ministria e Shëndetësisë së Izraelit.
Rezultatet u paraqitën në një panel diskutimi nga ekspertët e imunizimit dhe u postuan në faqen e internetit të ministrisë, edhe pse jo të gjitha detajet e studimit u publikuan, raportoi Reuters, transmeton portal arbresh.info
Këto gjetje përkojnë me të dhënat e publikuara javën e kaluar nga kompania e sigurimeve shëndetësore “Maccabi”, një nga organizatat që kryejnë vaksinimin dhe po luftojnë për të frenuar përhapjen e variantit delta.
Izraeli ka filluar të administrojë dozën e tretë të vaksinës për qytetarët mbi 60 vjeç, ndërsa ditëve të fundit doza e tretë është sugjeruar edhe për ata të moshës 40 vjeç e lart, përfshirë gratë shtatzëna, mësuesit dhe punonjësit e shëndetit.
Doza e tretë e vaksinës jepet vetëm për ata që kanë marrë dozën e dytë të paktën pesë muaj më parë.
Dhjetë ditë pas marrjes së dozës së tretë të vaksinës, krijohet mbrojtje pesë deri në gjashtë herë më e madhe kundër komplikimeve dhe pamjes së rëndë klinike tek ata mbi 60 vjeç, thuhet në studim./arbresh.info/
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...