Banorët në lagjen e Krivaqës në Ferizaj e kanë lajmëruar Policinë e Kosovës se e kanë parë të dyshuarin për vrasjen e 18-vjeçares duke lëvizur në këtë lagje.
Ata kanë deklaruar se Dardan Krivaqa ishte vështirë të identifikohej pasi ka ndryshuar dukjen, raporton Klan Kosova.
Ata shtuan se dyshojnë që Krivaqa po qëndron diku në afërsi dhe thanë se ndihen të rrezikuar.
Kujtojmë se ish-partneri i viktimës, po vazhdon të jetë në arrati. Policia po kërkon që kushdo që ka informacione të vendodhjen e tij ta thërras numrin 192.
Rasti i 18-vjeçarës është cilësuar si “vrasje e rëndë”, ndërsa Prokuroria Themelore e Ferizajt ka njoftuar se vajza dyshohet se u privua nga jeta për motive të ulëta.
“Ndërsa, i dyshuari tjetër D.K., që gjendet ende në arrati, dyshohet se për motive të ulëta, ka keqtrajtuar fizikisht tani të ndjerën M.O., e cila si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë dhe vdekjen e saj e kanë konstatuar mjekët në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ku me ç’rast i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, ka njoftuar prokuroria.
I arrestuari Arbër Sejdiu është dërguar në mbajtje, ndërsa policia po punon për arrestimin e Dardan Krivaqës.
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani