Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar lidhur me rastin e 18 vjeçares në Ferizaj, e cila u vra të dielën.
LDK përmes një komunikate ka thënë se kjo tragjedi nuk duhet të kalojë vetëm me deklarata e thirrje formale për drejtësi, por të mobilizohet sistemi i drejtësisë për t’i kapur dhe dënuar
autorët e krimit.
“Lidhja Demokratike e Kosovës është tronditur për tragjedinë në Ferizaj, ku mizorisht u vra Marigona Osmani, 18 vjeçare.
Kjo tragjedi nuk duhet të kaloj veç me deklarata dhe thirrje formale për drejtësi, por duhet të mobilizohet i tërë sistemi i drejtësisë për t’i kapur dhe dënuar autorët e krimit.
Vajzat tona nuk meritojnë të dhunohen e të vriten kësisoj. Atyre nuk mund t’iu ndalen ëndërrat në gjysmë. LDK-ja dënon çfarëdo akti të dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe inkurajon të gjithë qytetarët të raportojnë të gjitha krimet që ndodhin, është detyrë dhe përgjegjësi e jona t’i mbrojmë gratë dhe vajzat tona.
Lidhja Demokratike e Kosovës, u shprehë ngushëllime familjarëve e miqve të Marigona Osmanit”, thuhet në reagimin e LDK-së.
Për rastin në Ferizaj është arrestuar njëri nga të dyshuarit kurse njëri është në arrati.
Se të dielën 18 vjeçarja ishte lënë para QKMF-së në Ferizaj pa shenja jete nga dy të dyshuarit për vrasje./arbresh.info/
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...