Kryetari i Ferizajt Agim Aliu, ka reaguar lidhur me rastin e vrasjes së 18 vjeçares, e cila ishte dërguar pa shenja jete në spitalin e kësaj komune nga dy të dyshuar njëri prej të cilëve gjendet akoma në arrati.
Kryetari i Ferizajt ka kërkuar dënim meritor për kryesit e vrasjes.
“As më pak e as më shumë, sesa dënim meritor për kryesit e vrasjes së 18 vjeçares nga Ferizaj.Përgëzime organeve të sigurisë dhe të akuzës për punën e tyre. Uroj që sa më shpejt të zbardhen të gjitha rrethanat e vrasjes që tronditi gjithë shoqërinë. Familjes e gjithë shoqërisë, ngushëllime të sinqerta në emrin e të gjithë ferizajasve!Qoftë e fundit kjo vepër makabër”, ka shkruar Aliu në Facebook.
M.O, 18-vjeçare, është privuar nga jeta ditën e djeshme në Ferizaj. Ajo është dërguar pa shenja jete në spital nga Dardan Krivaqa, 29-vjeç, me të cilin, sipas familjarëve, viktima ishte martuar rreth dy muaj më parë dhe nga Arbër Sejdiu, 32-vjeç, i cili tashmë ndodhet në pranga. Të dy, menjëherë kanë ikur nga spitali.
Të dyshuarit janë emra të njohur për policinë dhe prokurorinë, për shkak të involvimit në vepra të ndryshme penale.
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...
Kosova dhe Serbia do të ulen sërish për dialog më 17 dhjetor...
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...
Zgjedhjet e 9 shkurtit, VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme p...