Google ADS

27 të vdekur dhe 333 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

18:41 | 23 Gusht 2021
Përparim Bublaku

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 333 raste të tjera dhe 27 viktima nga koronavirusit i ri (COVID-19)

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka arritur në 169.202, ndërsa ai i viktimave në 5.695.

Institucionet shëndetësore regjistruan 367 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në 152.465 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 11.042.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer gjithsej 1.111.451 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.022 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme