Transferimi më i fundit i Juventusit, Kai Jorge, në stërvitje ka pasur probleme muskulore, gjë që e konfirmoi edhe klubi.
Fillimisht braziliani u diagnostikua me ‘lëndim të shkallës së mesme në këmbën e majtë’.
Ky lëndim mund ta mbajë Jorgen jashtë fushës për plotë një muaj, por vetëm pas 10 ditëve do bëjë testimet e reja, për të mësuar më saktësisht kohën kur do shërohet.
“Kai Jorge shkaku i problemeve muskulore e mbylli stërvitjen e sotme, ngase u diagnostikua në mëngjes dhe mjekësia zbuloi lëndim të shkallës së mesme në kofshën e majtë. Në 10 ditët e ardhshme do bëjë testimet e tjera për të mësuar kohën e shërimit”, shkruhet në komunikatë.
Ndërkohë, transferimi i Jorge nga Santos i kushtoi Juventusit plotë tre milionë euro./Lajmi.net/
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...