Ylli i Barcelonës, Memphis Depay nuk ishte i pranishëm në stërvitjen e fundit në “Camp Nou”.
Holandezi duke provuar të festojë golin ndaj Athletic Bilbaos, e lëndoi këmbën e majtë dhe pavarësisht që u rikthye në lojë, mesa duket i ka shkaktuar probleme.
Barcelona nuk do kërkojë shumë nga Depay, njësoi si Frenkie de Jong që gjithashtu zhvilloi ndeshjen me shumë lodhje fizike.
Të dy lojtarët do ftohen nga Louis van Gaal për tre ndeshjet kualifikues në Kupën e Botës “Katar 2022”, andaj nuk do rrezikohen nga trajneri Ronaldo Koeman.
Kjo nënkupton, që tekniku holandez për ndeshjen e radhës do këtë gati vetëm Depay, Griezmann dhe Braithwaite për sulm, derisa mund t’i ftojë edhe Yusuf Demir dhe Rey Manaj.
Të tjerët që nuk u stërviten ishin Oscar Mingueza, Philippe Coutinho dhe Marc-Andre Ter Stegen./Lajmi.net/
Rritja e nivelit të manganit, KRU “Prishtina” ve...
Udhëheqësi i ri i NATO-s zotohet të rrisë mbështetjen për Uk...
Arrin në 20 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Bosnjë
Rama: Së shpejti, Prishtina do të jetë pa qen endacak në hap...
Haxhiu: Kemi ende punë për të bërë për fuqizimin e grave
Kosova përfundoi në vendin e parë nga 11 shtete pjesëmarrëse...