Një pus nafte në vendin e njohur si sektori 4 i Ndërmarrjes së nxjerrjes së naftës në Patos është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.
Pusi i natës ishte në gjendje pune, nën administrimin e nje kompanie private.
Mësohet se zjarri ka rënë në zonën e quajtur Ofiçinë e Vjetër.
Burimet nga vendi i ngjarjes theksojnë se zjarri po avancon, ndërsa aktualisht po digjen dhe ullishtet aty pranë.
Në vendngjarje po punojnë zjarrfikësit e Patosit, ndërkohë që kanë ardhur edhe forca të shumta të policisë dhe specialistë të sektorit të naftës, për të vënë nën kontroll flakët dhe mbrojtjen e depozitës me nafte bruto./TCH/
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?