Google ADS

CR7 në sy të Juventusit vlenë vetëm 25 milionë Funte

16:23 | 23 Gusht 2021
KRG

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo është i lirë të largohet nga Juventusi gjatë afatit kalimtar veror.

Ronaldo  gjatë ndeshjes së djeshme  ka filluar nga banka rezervë ndaj Udines andaj është përfolur shumë e ardhmja e sulmuesit.

Klubi Italian, Juventus mendon ta shesë këtë verë portugezin për të fituar së paku disa milionë euro.

Kujtojmë se 36-vjeçarit  do të i skadojë kontrata verën tjetër.

“Daily Mail” ka njoftuar se kartoni i sulmuesit vlen vetëm 25 milionë funte, por klubet e interesuara duhet të paguajnë edhe pagën e tij e cila është një shumë prej 26 milionë funte për sezon.

Për momentin edhe pse është përfolur se Manchester City dhe Real Madridi janë të interesuar për kartonin e portugezit, asnjëra nuk ka qenë ofertë zyrtare. /arbresh.info/

Të ngjashme