Google ADS

Prokuroria: Ka prova të mjaftueshme për t’u konsideruar vrasje, ende nuk e kemi marrë raportin e autopsisë

16:10 | 23 Gusht 2021
arbresh.info

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, thotë se ka prova të mjaftueshme për t’u konsideruar vrasje, rasti i 18 vjeçares në Ferizaj.

Pavarësisht kësja, thotë se ende nuk kanë arritur të marrin raportin e Mjekësisë Ligjore për të parë se çfarë ka quar në vdekjen e 18 vjeçares.

“Ndaj personit A.S ishte ngritë një aktakuzë për tentim vrasje në vitin 2013. Ai jeton me vendbanim të përkohshëm në Zvicër. Është bërë kërkesa për caktimin e paraburgimit të A.S dhe shumë shpejtë edhe personi tjetër do të sillet para drejtësisë”, është shprehur Jashari.

Policia tashmë kanë arritur që të arrestojnë njërin, të dyshuarin me inicialet A.S ( M/K) i moshës 32 , i cili pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj , i njëjti është ndaluar për 48 orë, ndërsa në kërkim policor është i dyshuari tjetër me inicialet D.K (M/K) i moshës 29 vjeçar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme