Futbolli kosovarë tashmë ka filluar të përdorë sistemin VAR.
Edicioni i ri 2021/22 në elitën e futbollit kosovarë do të shoqërohet me sistemin e inkuadruar.
Ky sistem është mirëpritur nga futbollistët, trajnerët dhe poashtu edhe nga klubet.
Por, ankesat në rrjetet sociale dhe kritikat e shumta për kabinat e VAR-it janë të shumtë.
Pamjet diskutabile të cilat nuk janë duke u shfaqur në televizione gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë është duke u kritikuar shumë.
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi në emisionin sportiv, “Sport Shoq”, ka deklaruar se kjo gjë do të rregullohet në javët e ardhshme, dhe se tifozët do të mund t’i shohin pamjet diskutabile në transmetim të drejtpërdrejt, apo edhe në një monitor të madh.
“Në javët në vazhdim do t’i shohim pamjet e VAR-it edhe në televizion, ndërsa në stadiumin Fadil Vokrri do të dalin edhe në monitorin e madh”- ka thënë Ademi.
“Kabinat i ka bërë të gjithë federata, ishte një provës shumë i shpejt. Tash e tutje ato do të jenë të mbuluara me sponsorin e ligës ose me logon e Federatës së Futbollit”- ka shtuar Presidenti i FFK-së.
Kujtojmë se ndeshja e parë zyrtare e luajtur me inkuadrimin e sistemit VAR në Kosovë është luajtur finalja e Superkupës së Kosovës mes KF Prishtinës dhe KF Llapit. /arbresh.info/
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...