Google ADS

Grabitet një pikë e derivateve në Fushë Kosovë, pati edhe të shtëna me armë

14:05 | 23 Gusht 2021
arbresh.info

Një punonjës i një pike të derivateve në Fushë Kosovë është kërcënuar me armë nga dy grabitës.

Nuk raportohet për të lënduar pavarësisht se pati edhe të shtëna me armë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës.

GRABITJE ME ARMË

Fushë Kosovë 22.08.2021-21:30.  Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke punuar në një pikë të derivateve,  dy person-a të panjohur, nën kërcënimin e armës i kanë grabitur një shumë parash dhe duke shtënë një herë në ajër janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për lëndime ndërsa rasti vazhdon të hetohet./arbrsh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme