Edhe në Prishtinë, pati dy vdekje të dyshimta të dielën

13:38 | 23 Gusht 2021
arbresh.info

Kosova është tronditur nga një vdekje e dyshimtë e një 18 vjeçareje në Ferizaj, që tashmë nga autoritetet zyrtare po cilësohet si “vrasje e rëndë”.

Policia e Kosovës raporton edhe për dy raste të tjera të dyshimta që kanë ndodhur gjatë të dielës, në Prishtinë.

VDEKJE  E DYSHIMTË

  • Prishtinë 22.08.2021-16:30. Një mashkull kosovar ka raportuar se në shtëpinë tij viktima mashkull kosovar ka pësuar sulm epileptik. Njësit relevante dhe  ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja  e viktimës, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
  • Prishtinë 22.08.2021-17:10. Një mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij viktimë mashkull kosovar, është gjetur dyshohet pa shenja jete. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja  e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./arbresh.info/

Prokuroria zbardhë edhe disa detaje për vdekjen e 18 vjeçares në Ferizaj

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme