Google ADS

KQZ-ja do t’i huazojë Shqipërisë kamerat për Zgjedhjet Lokale 2021

10:28 | 23 Gusht 2021
V. S.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të mbaj sot mbledhjen e radhës.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se mbledhja do të filloj në ora 13:30, ndërsa në të do jenë një sërë pikash për diskutim.

Postimi i plotë:

Ju njoftoj se sot (e hënë, 23 gusht, ora 13:30) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me këtë rend dite:

Hyrje – z. Kreshnik Radoniqi, Kryeuses i mbledhjes së KQZ-së;

Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbait të mbledhjes nr. 52/2021;

Aktivitetet e Sekretariatit të KQZ-së;

Aktivitetet e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim (ZRPPC);

Këshillat e KQZ-së:

Këshilli për Operacione Zgjedhore

 

–         Shqyrtimi dhe miratimi i realizimit të raportit të planit të punës së KQZ-së për periudhën janar – qershor 2021.

 

–         Shqyrtimi dhe miratimi i zëvendësimeve të anëtarëve të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në Fushë Kosovë dhe Ranillug për Zgjedhjet Lokale 2021.

 

–         Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit për zbatimin e rekomandimit numër 4 të raportit përfundimtar të Misionit të Ekspertëve të Zgjedhjeve të Bashkimit Europian për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 14.02.2021.

 

Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë

 

–         Shqyrtimi dhe miratimi i marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Shqipërisë për huazimin e kamerave.

 

–         Shqyrtimi dhe miratimi i pagesës vjetore për A-ËEB.

 

–         Shqyrtimi dhe miratimi i pjesëmarrjes së KQZ-së në konferencën e ACEEEO-s që do të mbahet në Republikën e Rumanisë.

 

Shqyrtimi dhe miratimi i Udhëzimit Administrativ 03/2021 për stafin teknik në Qendra të Votimit;

Njoftim nga Këshilli Mbikëqyrës për Informim Publik;

Të ndryshme;/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme