Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për gazetën britanike ‘’The Sunday Times’’ ka sqaruar vonesat në ardhjen dhe strehimin e refugjatëve afganë.
Rama thtoë se në Afganistan për këtë operacion nuk ka asgjë dhe secili po punon për vete, por kjo e bën të pamundur evakuimin për shtetet e mesme dhe të vogla.
“Duket se nuk ka një koordinues atje, nuk ka një qendër të përbashkët operacionesh, nuk ka asgjë, vetëm secili për veten. Shumë shtete po kërkojnë një pikë kontakti të përbashkët, e lëre më organizatat humanitare që nuk e dinë kujt t’i drejtohen. Ende nuk ka asnjë mënyrë për t’i kaluar njerëzit nëpër porta nëse nuk jeni një shtet i madh, madje edhe për shtetet e mëdha duket mjaft e çrregullt. Kjo është arsyeja pse të gjitha organizatat janë të bllokuara. Shtetet e mesme ose të vogla nuk janë në gjendje të evakuojnë njerëzit siç ishte planifikuar.Ndryshe nga shumë vende të tjera evropiane“, tha ai,
Edi Rama i është rikthyer edhe njëherë historisë së Shqipërisë, teksa përmend se 30 vite më parë shqiptarët ishin si afganët, kurse për europianët luftën e njohin vetëm nëpërmjet Netflix.
“Për shqiptarët konflikti, uria dhe shpërngulja ishin përvojë në kujtesë.”
“Për ne, lufta ka qenë shumë e vërtetë. Ne kemi pasur luftë në derën tonë. Ne kemi parë njerëz të vrarë dhe kemi pasur njerëz që njohim që janë vrarë.”
“Për ne është shumë e qartë. Ne kemi qenë afganë tre dekada më parë kur ikëm nga ferri ynë. Evropianët e njohin luftën vetëm përmes Netflix-it, kurse për shqiptarët ishte e gjitha reale.”
“Pra, tani ata janë shqiptarët e 30 viteve më parë dhe ne duhet të jemi atje si të tjerët për ne”, shtoi ai.
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...