Google ADS

Franca nuk do të pranojë refugjatë nga Afganistani

22:23 | 22 Gusht 2021
Trina Galanxhi

Franca nuk do të pranojë refugjatë nga Afganistani, ka paralajmëruar sot Kolektivi për Kombin e Refugjatëve.

Në deklaratë thuhet se vendi europian nuk do të marrë praktikisht askënd nga Afganistani i shkatërruar nga lufta, transmeton portal arbresh.info

Anëtarja e CNR Marie-Laurel Malric dënoi hezitimin e Presidentit Francez Emanuel Macron dhe udhëheqjes shtetërore franceze të cilët shprehën gatishmërinë për të pranuar vetëm njëqind refugjatë nga Afganistani, kryesisht gra, jeta e të cilëve u rrezikua seriozisht nga ardhja e talebanëve në pushtet.

Situate në Afganistan është përkeqësuar që nga tërheqja e trupave ushtarake amerikane./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme