Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksident mes dy veturave që ka ndodhur në fshatin Sibovc të Podujevës.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
Kështu bëri të ditur për arbresh.info Agron Borovci, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth orës 12:00 në fshatin Sibovc të Podujevës ka ndodhë një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete.Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”.
Gjest shembullor nga Dardanët/ Nderojnë luftëtarin e UÇK-së ...
BQK lëshon në përdorim web faqen e re zyrtare: Për rritje të...
Biden në Samitin e G20: SHBA mbështet fuqimisht sovranitetin...
Nesër lansohet dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ...