Policia blindon Korçën për koncertin e Goran Bregoviç

20:24 | 22 Gusht 2021
Arbresh.info

Koncerti i Goran Bregoviç në Festën e Birrës do të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie.

Mbi 200 forca policie pjesa më e madhe e të cilëve kanë rrethuar terminalin raportohet se ndodhen në terren.

Ndërkohë që pjesa tjetër është vendosur në bulevardet kryesore të qytetit.

Ndryshe nga koncertet e 4 netëve të para të kësaj feste, koncerti i Bregoviç do të jetë më i reduktuar në numër, kjo edhe për shkak të masave të sigurisë.

Që në hyrje të terminalit ka kontrolle të rrepta për të gjithë të interesuarit për të ndjekur performancën e këngëtarit.

Kontrollet arrijnë deri atje sa nuk lejohen monedha, shishe apo sende të tjera metalike./tvklan/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme