Partia Demokratike e Kosovës dega në Skenderaj ka njoftuar Sami Lushtakut, i cili është kandidat për kryetarë të Skenderaj nuk ka asnjë proces gjyqësor, transmeton arbresh.info.
“Sa i përket Procesit Penal, i cili është bërë publik në disa mediume, ju njoftojmë që ai proces ka të bëjë me një vepër penale në vitin 2004 dhe për të cilin z.Lushtaku, nuk është ftuar asnjëherë dhe nuk është njoftuar lidhur me atë rast. Vlen të theksohet që në kuptim të dispozitave përkatëse penale, kemi të bëjmë me një çështje e cila është tanimë e parashkruar dhe nuk mund të zhvillohet një proces përderisa ka mbërritur Parashkrimi Absolut i lëndës”, u shprehën në faqen zyrtare në Facebook.
Sipas tyre aktgjykimi i Kushtetueses për rastin e deputetit Etem Arifi nuk ka të bëjë me rastin e Sami Lushtakut./arbresh.info/
Njoftimi i plotë
Robert Lewandowski arriti shifrën jubilare në Ligën e Kampio...
FSK-ja shënon sot “Ditën e Forcës”
Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për të fil...
Përshkrimi i “Daily Express”: Shqipëria, vendi i vogël evrop...
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së