Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson.
Në një deklaratë nga Kryesia e komunikimit të Presidencës turke thuhet se në bisedë u diskutuan kryesisht elementët që do të zhvillojnë marrëdhëniet Turqi-Britani, zhvillimet në Afganistan dhe çështjet e migracionit.
Erdoğan në bisedën me Johnson theksoi se prioriteti aktual i Turqisë në Afganistan është evakuimi i shtetasve të saj dhe se do të mund të vazhdojnë përgjegjësinë për sigurimin e sigurisë së aeroportit të Kabulit nëse formohen kushtet e përshtatshme.
Duke vënë theksin se vala e migracionit është e pashmangshme nëse nuk merren masat e nevojshme në Afganistan dhe në Iran, Erdoğan tha se para se migrimi i parregullt afgan të shndërrohet në krizë duhet që të gjithë, veçanërisht vendet evropiane të bëjnë më të mundurën në mënyrë të sinqertë dhe që komuniteti ndërkombëtar të bashkohet për këtë çështje.
Erdoğan potencoi se është e nevojshme që afganëve t‘u sigurohet ndihmë në territorin e tyre dhe në vendet fqinje në mënyrë që migrimi me burim Afganistanin të mos shkaktojë tragjedi të reja humanitare. Ai shtoi se kryesisht Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara me institucionet përkatëse të OKB-së mund ta zvogëlojnë këtë presion migracioni duke luajtur një rol më efikas duke rritur kontributet e tyre financiare.(AA)
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?