Google ADS

Mbyllet pjesa e parë: Chelsea i jep ‘leksion’ Arsenalit

18:21 | 22 Gusht 2021
KRG

Chelsea ka përfunduar pjesën e parë në avantazh të dyfishtë ndaj Arsenalit.

“Blutë” janë duke mposhtur rivalin lokal me rezultat 0 – 2 në “Emirates Stadium”.

Skuadra e Thomas Tuchel është duke dominuar në çdo aspekt dhe me plotë meritë ka avantazhin.

Romelu Lukaku shënoi në debutim nga afërsia pas asistimit të James pas vetëm 15 minutave lojë.

Ndërkohë, James realizoi golin e dytë në mënyrë fenomenale pas asistimit të Mason Mount (35′).

Kësisoj, epilogu i pjesës së parë: Arsenal 0 – 2 Chelsea./Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme