11 mijë e 480 të infektuar e 31 të vdekur brenda një jave në Kosovë

00:39 | 22 Gusht 2021
Trina Galanxhi

Kosova po e përmbyll një javë të rëndë me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, vendi ynë ka shënuar rekord të ri të rasteve me COVID-19, duke u regjistruar edhe 2 mijë e 279 të infektuar.

Brenda një dite u regjistruan edhe tetë raste të vdekjes, mes tyre edhe një 20-vjeçar.

Gjendje aspak e mirë me statistika nuk ishte as gjatë ditëve tjera të javës, duke bërë që edhe spitalet të mbingarkohen.

Që nga dita e hënë deri më sot (e shtunë), sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, janë regjistruar 31 viktima nga COVID-19.

Ndërsa, totali i të infektuarve gjatë kësaj jave është 11 mijë e 480.

Numër i madh i të prekurve nga COVID-19 janë edhe fëmijë, ndërsa grupmosha më e prekur është 20-29 vjeç.

Kujtojmë se numri i rasteve aktive është 18 mijë e 287.

Pas rritjes së rasteve të reja, Qeveria e Kosovës nga 20 gushti ka vendosur në fuqi masat e reja anti-COVID.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme